Site icon PORTALB

Shqipëri, operacioni i kërkim-shpëtimit vijon vetëm në rrënojat e hotel ‘Mira Mare’

Tërmeti në Thumanë, Durrës

Tërmeti në Thumanë,

Operacionet e kërkim-shpëtimit nuk janë mbyllur ende në Durrës, pasi po bëhen ende verifikime në rrënojat e hotel “Mira Mare”, njofton ATSH.

Lajmin e konfirmon Ministria e Mbrojtjes sipas së cilës operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar vetëm në Thumanë.

Sipas të dhënave, grupet e huaja të kërkim-shpëtimit janë duke punuar në rrënojat e “Mira Mares” ku mendohet se mund të nxirret edhe një tjetër trup i pajetë.

Gjatë këtyre ditëve, vendet ku janë zhvilluar operacionet e kërkim-shpëtimit janë:

-Thumanë ku është mbyllur kërkimi

-Hotel “Mira Mare” ku punojnë ende grupet nga Serbia, Mali i Zi.

-Zona e ish-Kënetës ku është mbyllur kërkimi.

-Pallati pranë Kryqit të Kuq ku po ashtu është mbyllur kërkimi.

-Rruga Shoqëria Bashkimi (2 Gjelat) ku është mbyllur kërkimi.

Exit mobile version