Site icon PORTALB

Janushevi i ka bërë thirrje Gruevskit që të kthehet dhe ta vuajë dënimin me burg

2 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Igor Janushev, zgjedhje, takim liderësh, Vila Vodno

VMRO

Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në duel me ministrin për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski në Televizionin “TV 24” publikisht i ka bërë thirrje ish kryeministrit dhe ish lideri të partisë, Nikolla Gruevskit që të kthehet dhe ta vuajë dënimin, transmeton Portalb.mk.

Me insistim të Mançevskit që të tregohet se nëse VMRO-DPMNE-ja thirret në atë që Greuvski të kthehet dhe ta vuajë dënimin, Janushevi tha: “Po, ja edhe publikisht e ftojmë”.

Kjo vjen ngaqë Gruevski është azilant në Hungari, pasi u arratis pasi iu shqyrtua dënimi me burg prej 2 vjetësh për blerjen e veturës “Mercedes” për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), në vlerë prej 600 mijë euro, kur në krye të kësaj Ministrie ishte Gordana Jankullovska.

Exit mobile version