Site icon PORTALB

Përfundoi operacioni i kërkim shpëtimit në Thumanë: 22 viktima nga tërmeti

Tërmeti në Durrës

Ilustrim

Plot 22 persona humbën jetën në Thumanë nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot në orët e paradites, në këtë zonë përfundoi zyrtarisht operacioni i kërkim shpëtimit, njofton Ora News.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes thotë se në Durrës po vazhdojnë kërkimet në 3 hotspote. Në operacioni janë ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, turke, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.

Deri tani në total kanë humbur jetën 40 persona dhe mbi 750 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

https://arkiv.portalb.mk/650460-viktimat-ne-rritje-edhe-nje-termet-i-fuqishem-ra-ne-shqiperi/

Exit mobile version