Haradinaj s’e harron zakonin, prapë ndanë ëmbëlsira për Policinë e Kosovës

Derisa sot në Kosovë e Shqipëri nuk po festohet Dita e 28 Nëntorit, pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, megjithatë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, e ka uruar festën në facebook, e madje për Policinë e Kosovës, ashtu siç bënë çdo vit, ka ndarë edhe ëmbëlsira, njofton Koha.net.

“Në këtë ditë të bekuar për kombin tonë e nisa mëngjesin duke ndarë ëmbëlsira me Policinë e Kosovës. Bashkëndjejmë me dhimbjen shqiptare. Urime festa!”, shkruan Haradinaj.

Më herët, Haradinaj uroi edhe më gjatë festën.

“Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare, shqiptarëve kudo që janë! Historia jonë na dëshmon se ishim shpeshherë të sfiduar përgjatë rrugëtimit tonë dhe edhe në këtë 28 Nëntor kur na bashkon festa dhe na bashkojnë vlerat, jemi të bashkuar për t’iu bërë ballë pasojave të tërmetit, që goditi këto ditë Shqipërinë. Dita e 28 Nëntorit lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, shkruan ai.

“Mirënjohje për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare dhe përkulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë. Uroj që kjo ditë e bekuar, të shërbejë si referencë e krenarisë sonë kombëtare që udhëzon për përballimin e sfidave dhe për të punuar bashkërisht dhe me sinqeritet për kombin tonë dhe të ardhmen europiane të shqiptarëve”, përfundon ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button