Site icon PORTALB

Kuvend i RMV-së, sot seancë e pyetjeve të deputetëve

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Foto: Portalb.mk

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Foto: Portalb.mk

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancë për parashtrim të pyetjeve të deputetëve.

Kryeministri dhe ministrat çdo të enjte të fundit të muajit përgjigjen në pyetje të deputetëve. Sipas praktikës, të parët parashtrojnë pyetje deputetët e opozitës, pastaj edhe ata të pushtetit.

Para fillimit të seancës plenare të 121-të me radhë, do të mblidhet Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive i cili do të debatojë për amendamentet eventuale të Propozim- ligjit për lobim në lexim të dytë.

Seancë do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës- juridik.

Exit mobile version