Site icon PORTALB

Ky është vendimi i fundit i institucioneve të Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri (FOTO)

Tërmeti në Thumanë, Durrës

Tërmeti në Thumanë

Qeveria e Kosovës, së bashku me Komunën e Prizrenit, Ambasadën e Gjermanisë dhe GIZ-in, kanë vendosur që Parkun Inovativ, i cili tashmë një kohë nuk shfrytëzohet, të jetë në dispozicion të qytetarëve të prekur nga tërmeti, transmeton Portlab.mk.

Këtë vendim është publikuar nga zv.kryeministri në largim i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Ky park ofron të gjitha kushtet dhe ka mbi 800 shtretër, menzë, spital, fusha sportive dhe çdo gjë për t’ju bërë të ndiheni komod gjatë kësaj kohe krize”, deklaroi Pacolli.

Përndryshe, kjo qytezë gjendet në Prizren, që nënkupton shumë afër Shqipërisë.

Exit mobile version