Site icon PORTALB

Kryqi Kuq i dorëzoi ndihmat e para në Shqipëri, mobilizohen edhe parlamentet studentore të RMV-së

Tërmeti në Thumanë, Durrës

Tërmeti në Thumanë,

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut dje ka dërguar ndihmën e parë humanitare në të mira materiale në vlerë prej 20.000 euro, si dhe 10.000 euro të holla dhe ajo tanimë ka mbërritur në orët e hershme të mëngjesit në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, edhe Parlamenetet Studentore kanë organizuar aksione për grumbullim të ndihmave, njofton Portalb.mk.

Ata njoftojnë se bashkë me ndihmën humanitare kanë mbërritur edhe ekipet e reagimit në katastrofa të Kryqit të Kuq të RMV-së për të ndihmuar dhe mbështetur Kryqin e Kuq të Shqipërisë në përballimin e pasojave të tërmetit.

“Kryqi i Kuq vazhdon të ndjekë dhe realizojë aktivitetet dhe të informojë të gjithë qytetarët dhe kompanitë e interesuara se zyrat e Organizatave Komunale të Kryqit të Kuq në të gjithë vendin janë të hapura për bashkëpunim në periudhën nga ora 08 deri në ora 16”, thuhet në kumtesën e Kryqit të Kuq.

Shoqata Nacionale konsideron se duhet të kemi bashkëpunim të koordinuar për t’iu përgjigjur nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve të Durrësit.

Njëherësh, njoftojnë nga Kryqi i Kuq se në dispozicion janë gjithashtu numrat e telefonit për dhurime për përdoruesit  e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për përdoruesit e A1 Maqedonia 143 400 ku me një telefonatë nga çdo operator mund të dhuroni 100 denarë.

Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë gjithashtu përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit 300000001327966.

Qytetarët e vendeve të tjera mund të dhurojnë përmes:

NAME OF THE ORGANIZATION: RED CROSS OF THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA
BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Janë mobilizuar edhe parlamentet studentore

Nga ana tjetër edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) dhe ai i Universitetit të Tetovës kanë organizuar aksione për grumbullim të mjeteve për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Me moton “Së bashku”, Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, ka ndërmarrë një aksion për grumbullimin e mjeteve financiare për familjet që pësuan nga kjo fatkeqësi natyrore me pasoja të rënda në njerëz dhe dëme të pallogaritshme materiale”, njoftojnë nga UT.

Edhe në UEJL është organizuar një aksion për grumbullim të mjeteve.

“Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes së krijuar pas tërmetit në Durrës të Shqipërisë, të mërkurën dhe të enjten (27 dhe 28 nëntor 2019), organizon aksion për grumbullimin vullnetar të ndihmave”, njoftojnë nga UEJL.

Exit mobile version