Site icon PORTALB

Tërmeti, Shqipëria në zi kombëtare në nderim të viktimave

Tërmeti në Durrës

Tërmeti në Durrës

Shqipëria sot është në zi kombëtare në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Në të gjithë institucionet, flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë.

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit. Bilanci i viktimave është 25, por për fat të keq pritet të rritet, pasi ka ende persona nën rrënoja.

Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate.

Exit mobile version