Site icon PORTALB

Tërmetet në Shqipëri, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndau 6 milionë denarë ndihmë financiare

Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme solli vendim që të ndahen 6 milionë denarë si mbështetje financiare fillestare, për sanimin e pasojave nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.

Si shtesë e ndihmës për Shqipërinë, drejt këtij shteti tashmë janë nisur edhe ekipet për shpëtim të përbëra nga 30 profesionistë, të cilët do të marrin pjesë në aksionet për shpëtim dhe ndihmë të parë të personave nga rajonet e prekura.

Në këtë ndihmë fillestare përfshihet edhe ekip i veçantë me mekanizëm që do të angazhohet në aksionet koordinuese për shpëtim.

Exit mobile version