Site icon PORTALB

Qeveria e Kosovës ka ndarë 500 mijë euro ndihmë për Shqipërinë

Qeveria e dorëhequr e Kosovës, foto nga arkivi

Qeveria e dorëhequr e Kosovës, foto nga arkivi

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milion euro për Republikën e Shqipërisë si ndihmë pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot atje.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë në mbledhjen e sotme të Qeverisë  se ka komunikuar për krerët shtetërorë nga Shqipëria dhe më pastaj janë ndërmarr veprimet e nevojshme, si dërgimi i Ushtrisë dhe Policisë, njofton Klan Kosova.

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza ka thënë se vlera e mjeteve si ndihmë për Shqipërinë merren nga shpenzimet e paparashikuara.

Exit mobile version