Site icon PORTALB

Trembëdhjetë trupa franceze u vranë në Mali

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Trembëdhjetë ushtarë francezë u vranë nga përplasja e dy helikopterëve gjatë një operacioni kundër xhihadistëve në Mali, bëri të ditur Zyra e presidentit francez, njofton REL.

Emmanuel Macron tha se është “thellësisht i trishtuar nga incidenti”.

“Këta 13 heronj kishin vetëm një qëllim: të na mbronin”, tha Macron në një postim në Twitter.

Franca ka dërguar mijëra trupa në Mali në vitin 2013, kur militantët islamikë kanë pushtuar territore të mëdha në veri të këtij vendi.

Ushtria e Malit e ka kthyer kontrollin e tyre, por pasiguria atje vazhdon, ndërsa dhuna është përhapur në vende të tjera të rajonit.

Franca ka tani 4,500 trupa të vendosura në Mali, Mauritani, Niger, Burkina Faso dhe Çad, që i ndihmojnë forcat lokale në luftën kundër militantëve islamikë.

Hetimet për incidentin e fundit kanë nisur.

Exit mobile version