Site icon PORTALB

(Video) Reali eliminon Cityn, Dortmundi – Ajaxin

Pas xhiros së pestë, Borussia Dortmundi numëron 11 pikë, ndërsa Real Madridi tetë pikë. Ajaxi dhe Manchester City do të kërkojnë një vend në Europa League.

Real Madridi ka luajtur baras, 1-1, kundër Manchester Cityt për të fituar një pikë, e cila i mjafton të kualifikohet në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos luajtën shumë më mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me një gol epërsi, por avantazhi ka mundur të jetë shumë më i lartë.

Një harkim të bukur të Angel Di Marias e priti në zonë Karim Benzema për epërsinë e mysafirëve (10’).
Vendasit e nisën më mirë gjysmën e dytë duke krijuar më shumë raste në përpjekje për të shënuar.

Përmendim dy raste të mrekullueshme për Sergio Agueron, i cili ishte i pafuqishëm përballë Iker Casillas.

Nga ana tjetër, arbitri nuk akordoi penalti në një ndërhyrje të gabuar në dëm të Cristiano Ronaldos në zonë.

Disa minuta më pas, u akordua penalti në favor të vendasve, ndërsa Arbeloa u përjashtua me karton të kuq. Përgjegjësinë e mori Kun Aguero për ta barazuar rezultatin (73’).

Në takimin tjetër të Grupit D, Borussia Dortmundi e ka mposhtur Ajaxin me rezultat 4-1.
Reus (8’), Goetze (36’) dhe Lewandowski (41’ dhe 67’) ishin realizues për gjermanët, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Hoesen (86’).


Pas xhiros së pestë, Borussia Dortmundi numëron 11 pikë, ndërsa Real Madridi tetë pikë. Ajaxi dhe Manchester City do të kërkojnë një vend në Europa League. /portalb/

Exit mobile version