Site icon PORTALB

Mesi: Topi i Artë i vitit 2010, ishte më i veçantë

Ish reprezentuesi gjerman, Lothar Matthaus mendon se njëri prej mesfushorëve të Barcelonës, Xavi ose Andres Iniesta e meriton të fitojë Topin e Artë

Lionel Mesi do të jetë përsëri në mesin e favoritëve për ta fituar “Topin e Artë” këtë vit, pasi ka shijuar një 2019 të shkëlqyer me katalanasit. Argjentinasi shënoi 51 gola në të gjitha garat për Barcelonën në sezonin 2018-2019, pasi klubi siguroi titullin e La Liga-s, ndërsa dështoi në metrat e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Mbretit, njofton Alsat.

Pas fillimit të këtij sezoni i dëmtuar, Messi ka kapur formën optimale. Ai ka shënuar 9 gola në të gjitha garat për Blaugrana-t, deri më tani. Ndërsa ndjek të gjashtin “Top të Artë”, Mesi veçon trofeun e tij të dytë të këtij lloji. Sipas tij, “Topi i Artë” i vitit 2010 mbetet ndër të paharruarit, sepse e diskutoi në finale me shokët e skuadrës, Andres Iniesta dhe Çavi

“Imazhi i tre kandidatëve për “Topin e Artë” atë vit ishte i veçantë për ne, për shkak të miqësisë që kemi. Duke qenë kaq gjatë në të njëjtin klub, të tre jetuam praktikisht të njëjtën gjë gjatë gjithë karrierës sonë dhe të veçantë për Barcelonën. Për këtë, ai çmim ishte me të vërtetë mbresëlënës,” tha mes tjerash Mesi.

Exit mobile version