Site icon PORTALB

Është ndarë çmimi shtetëror “22 Nëntori” në RMV (FOTO)

Çifti Agai, Adnani dhe Kimetja

Çifti Agai, Adnani dhe Kimetja

Për nderë të Ditës së Alfabetit Shqip, në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej këtij viti ka filluar ndarja e çmimit shtetëror “22 Nëntori”, njofton Portalb.mk.

Çmimi që është ndarë në Kuvend, u shoqërua nga prezenca në radhë të parë e funksionarëve dhe deputetëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Ashtu edhe siç ka vendosur kryesia e ndarjes së çmimit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, në vendimin e publikuar më 14 nëntor, çmimi “22 Nëntori” ka shkuar për çiftin Agai, Andan dhe Kimete Agai të cilët njihet për aktivitetin e tyre në fushën e arsimit, si mësimdhënës, dhe për studiuesin, historianin dhe humanistin, David Hosafolk.

Ndarja e çmimit “22 Nëntori” në Kuvend, BDI

Me çmimin tentohet të shprehet mirënjohje ndaj njerëzve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çifti Agai vitin e kaluar u vlerësuan edhe me çmimin “Shën Klimenti i Ohrit”.

Exit mobile version