Site icon PORTALB

Policia i ka gjetur 25 emigrantë në det, të fshehur në një anije mallrash

Mbi 15 mijë emigrantë në ishujt e Greqisë

Ilustrim

25 emigrantë u gjetën të fshehur në bordin e një anijeje mallrash. Ata ishin nisur për në Britani, që nga Holanda, njofton Top Channel.

Policia e ndaloi anijen dhe e ktheu te porti holandez i Vlaardingenit, sipas njoftimeve nga Holanda.

Zyrtarë s’e kanë konfirmuar ende gjendjen shëndetësore të emigrantëve, të cilët u zbuluan në tragetin e quajtur Britania Seaways.

Ambulancat shkuan menjëherë në port dhe i morën emigrantët në spital për t’i kontrolluar për hipotermi.

Ngjarja vjen pak javë pasi 39 vietnamezë u gjetën të vdekur brenda një kamioni frigorifer në Angli.