Site icon PORTALB

E zbuloi media franceze, numra “të çmendura” shikueshmërie gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë

Audienca televizive ka qenë një tjetër e dhënë mjaft interesante për sfidën e zhvilluar në stadiumin kombëtar mes Shqipërisë dhe Francës, transmeton OraNews.

Plot, 6.2 milionë shikues mësohet se kanë qenë pozicionuar para televizorit francez “TF1” gjatë 90 minutave të sfidës.

Diçka të tillë e ka konfirmuar televizioni francez, që zbulon se kjo shifër përfaqëson rreth 25.5% të audiencës.  Të enjten e kaluar, ndeshja Franca-Moldavia mbajti të “gozhduar” rreth 5.86 milionë shikues.

Pavarësisht se Shqipëria mori një humbje disi komode, 2-0 ndaj Kampionëve të Botës, futbolli ynë ishte “në syrin” e të gjithë globit.

Exit mobile version