Site icon PORTALB

Ngacmoi seksualisht fëmijën 14 vjeçar të gruas pa kurorë, Prokuroria në Gostivar nisi hetimet

Ngacmim seksual, foto ilustrim

Ngacmim seksual, foto ilustrim

Një qytetar dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fëmijën e gruas së tij pa kurorë, transmeton Portalb.mk.

Fëmija në momentet kur ishte ngacmuar, akoma nuk kishte mbushur 14 vjet, dhe për këtë Prokuroria themelore publike – Gostivar filloi procedurat bazuar në dyshimet për kryerjen e veprës së tillë.

Në rast se vërtetohen akuzat, parashihet dënim të paktën 12 vjet.

Rasti është paraqitur nga persona zyrtarë të Qendrës për Punë sociale në Kërçovë, ndërsa prokurori i ka propozuar gjyqtarit shqiptimin e paraburgimit për të dyshuarin.

Exit mobile version