RMV, vaksinat për grip sezonal kushtojnë 650 denarë, nuk ka falas

Vaksinat kundër gripit sezonal tanimë janë të qasshme. Qytetarët mund të vaksinohen, ndërkaq për të njëjtën duhet të paguajnë 650 denarë. Vaksina falas nuk ka. Kumtojnë nga Qendra për Shëndet Publik Shkup, njofton Portalb.mk.

“Prej sot fillon vaksinimi me vaksina kundër gripit sezonal me pagesë, do të punojnë në dy ndërrime prej 07:30 deri në ora 18:00, kështu që personat e interesuar mund të vijnë pa paralajmërim. Vaksinat janë katër lloje”, informoi Biljana Danillovska, nga Sektori për Epidemiologji.

Në vendin tonë tanimë janë regjistruar qindra raste të diagnostikimit klinik të sëmundjes së gripit, por nga materialet e sjella nuk është dëshmuar asnjë lloj i virusit.

“Kjo kohë, nga aspekti epidemiologjik është përkatëse për zhvillim të viruseve të baktereve, presin sëmundje prej viruseve. Gjatë kësaj kohe dhe në shkurt është kohë shumë përkatëse për vaksinim, pasi që janë të nevojshme 15 ditë që të krijohet gripi. Apelojmë që të vaksinohen sa më shumë persona që janë në punë aktive, pasi që ata janë në kontakt me shumë persona dhe janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Këtu për shembull bëjnë pjesë personat e punësuar në institucionet arsimore ose marketet”, sqaroi Danillovska.

Nga Qendra për Shëndet Publik informojnë se janë furnizuar 5.000 vaksina me pagesë, ndërkaq numri i atyre pa pagesë do të jetë 28.000. Pritet që të njëjtat të jenë të qasshme nga fundi i muajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button