Site icon PORTALB

Gjashtë muaj burg për babain e Boki 13 pasi sulmoi fizikisht priftin

Bojan Jovanovski - Boki 13

Bojan Jovanovski - Boki 13

Gjykata Penale e ka dënuar babain e të dyshuarit të parë në rastin “Reket” – Bojan Jovanovskit, Mile Jovanovski për me gjashtë muaj burg për shkak të sulmit fizik të fqiut të tij, priftit Viktor Stojçev, njofton portali “SDK”.

Ai në seancën paraprake, si i akuzuar pranoi se në Pashkët e vitit 2017 e ka sulmuar me bokse dhe shqelma Stojçevin.

Stojçevi ka paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim nga Jovanovski.

Ngjarja ka ndodhur më 7 janar të 2017-s, në oborrin e të dëmtuarit Stojçev. Sipas Prokurorisë, kur prifti ka arritur me xhipin e tij me targa të Bullgarisë, ka filluar të fishkëllejë, sepse ka qenë e parkuar veturë tjetër. Pas kësaj është paraqitur Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe e ka parkuar veturën. Nga shtëpia në afërsi është paraqitur babai i Boki 13, Mile Jovanovski i cili e ka hapur derën e xhipit të Stojçevit dhe ka filluar ta godasë me dorën e djathtë. Pasi prifti ka dalë nga xhipi, Mile ka vazhduar ta sulmojë me këmbë, pas çfarë prifti është rrëzuar në tokë duke shkaktuar thyerje të këmbës së majtë.

Exit mobile version