Site icon PORTALB

Modernizohen semaforët në Tetovë

Modernizohen semaforët në Tetovë

Modernizohen semaforët në Tetovë

Sektori për komunikacion, rrugë dhe tokë ndërtimore ka filluar me aksionin për modernizimin e sistemit të sinjalizimit vertikal.

Ky aksion nënkupton ndërrimin e poçeve të thjeshtë në semaforë dhe vendosjen e Led-diodave moderne. Nga ky sektor bëjnë të ditur se vendosja e këtij sistemi do të ulë harxhimet e energjisë elektrike dhe në të njëjtën kohë sinjalistika vertikale do të jetë shumë më e dukshme dhe më efikase.

Sistemi modern i sinjalizimit vertikal në ditët në vazhdim do të vendoset në të gjitha udhëkryqet e qytetit./Portalb

Exit mobile version