Site icon PORTALB

Dhjetë vjet burg për Sanader

Prokuroria e Kroacisë e fajësoi Sanaderin për përfitime gjatë kohës së luftës, korrupsion dhe ryshfet

Prokuroria e Kroacisë e fajësoi Sanaderin për përfitime gjatë kohës së luftës, korrupsion dhe ryshfet

Ish kryeministri kroat Ivo Sanader është dënuar me dënim burgu prej 10 viteve për përfitimet nga lufta dhe marrje të ryshfetit.

“Jeni gjetur fajtor për që të dy veprat penale të cilat i kishit barrë mbi supe”, e citoi gjykimin gjykatësi Ivan Turudiq.
Në procesin e gjykatës në Zagreb, Sanader u dënua për 3 vjet e gjysmë burgim për rastin e Hipo Bankës dhe 7 vjet burgim për rastin MOL, ndërsa shtetit duhet t’i kthejë pesë milion euro.

Prokuroria javën e kaluar kërkonte dënim maksimal prej 15 vite burgim ndërsa mbrojtja kërkonte liri.
Prokuroria e Kroacisë e fajësoi Sanaderin për përfitime gjatë kohës së luftës, dhe se ka marrë 480.000 euro provizion për kredit të cilën Kroacia e ka refuzuar nga Hipo Banka në kohën kur ai ishte zëvendës ministër për punë të jashtme kah mesi i 1990-tave.

Dikur politikani më i fuqishëm në Kroaci, është personi i vetëm nga rangu i lartë i vendit dhe rajonit më të gjerë i cili është i akuzuar për përfitime gjatë kohës së luftës.
Ish-kryeministri Kroat është i akuzuar për korrupsion edhe në disa raste tjera. Në proces është gjykimi i rastit Fini-Media ku gjykohet për nxjerrje parash dhe udhëheqje me fond ilegal në Partinë e tij përmes firmave dhe kompanive shtetërore./Portalb

Exit mobile version