Site icon PORTALB

Tifozët anglezë u përleshën në Prishtinë

Tifozë

Tifozë

Disa tifozë anglezë janë përleshur mes vete mesnatën e kaluar në Prishtinë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KosovaPress, Policia e Kosovës të cilët thonë se kanë ndërhyrë në këtë rast.

“Është raportuar një rast i mosmarrëveshjes në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë. Policia ka reaguar dhe ata kanë marrë ndihmën e nevojshme. Bëhet fjalë për tifozë anglezë. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë liruar”, kanë thënë nga policia, transmeton Koha.net.

Nga kjo përleshje, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prishtina mbrëmë ka qenë e mbushur me tifozë që kanë ardhur nga Anglia për ta përkrahur ekipin e tyre në lojën që do ta ketë sot me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

Exit mobile version