Site icon PORTALB

U miratua Ligji, paga minimale do të jetë 14.500 denarë

Banka, kredi, analiza ekonomike, para, bankomat, borxh, hua, varferi, qytetar, Shkup

Foto nga Portalb.mk

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka miratuar Ligjin për pagën minimale, njofton Portalb.mk.

Me hyrjen në fuqi të tij, paga do të arrijë vlerën prej 14.500 denarë.

Për këtë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka uruar të gjithë punëtorët.

Në seancën plenare ku debatohej për Ligjin, deputetët e VMRO-DPMNE-së paralajmëruan se do ta mbështesin ligjin, por konsiderojnë se kjo është masë populiste para zgjedhjeve dhe se nuk është sqaruar si është arritur deri te shuma prej 14.500 denarëve sepse nuk është deponuar asnjë analizë

Exit mobile version