Site icon PORTALB

SHBA: Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një shkollë

Policia në afërsi të shkollës ku ndodhi incidenti.

Policia në afërsi të shkollës ku ndodhi incidenti.

Së paku një person është vrarë, dhe disa të tjerë janë plagosur kur një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kaliforni, njoftuan zyrtarët, njofton REL.

Incidenti ndodhi në Shkollën e Mesme Saugus në veri të Los Angeles, disa minuta para se të fillonte orari mësimor.

Policia e përshkroi të dyshuarin si një aziatik i veshur me rroba të zeza, raporton BBC.

Autoritetet e mbyllën shkollën dhe institucionet tjera arsimore në afërsi.

Sipas faqes LA Times, i dyshuari është një 15 vjeçar.

Transmetimet e drejtëpërdrejta nga helikopteri treguan zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes dhe të plagosurit duke u bartur përmes autoambulancave.

Policia iu bëri thirrje njerëzve që jetojnë në afërsi, të mbyllin dyert e shtëpive, derisa kërkimet për të gjetur të dyshuarin po vazhdojnë.

Exit mobile version