Site icon PORTALB

Disa të vrarë dhe të plagosur gjatë trazirave në Irak

Protestat në Irak.

Protestat në Irak.

Katër persona janë vrarë dhe rreth 62 të tjerë janë plagosur, më 14 nëntor, në protestat e dhunshme në Bagdad të Irakut.

Përleshjet midis protestuesve dhe forcave të sigurisë ndodhën në zonën e Khilani pranë Sheshit Tahrir.

Të paktën 320 njerëz janë vrarë dhe mijëra janë plagosur që nga fillimi i protestave më 1 tetor, të cilat po zhvillohen në Bagdad dhe provincat jugore kryesisht shiite, transmeton REL. ​

Irakianët po protestojnë për, siç thonë, nivelin e lartë të korrupsionit, mungesën e mundësive për punë dhe shërbime të dobëta, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike, pavarësisht pasurisë së madhe të vendit me naftë.

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, ka deklaruar se protestat, të cilat “tronditën sistemin politik”, kishin arritur qëllimin e tyre dhe duhet të ndalen.

Ai u ka bërë thirrje protestuesve të ndihmojnë në rivendosjen e jetës normale në të gjithë vendin dhe tha se trazirat i kushtojnë ekonomisë “miliarda dollarë”.

Irani, i banuar me shumicë shiite, ka ndikim të madh në Irak, që nga rrëzimi i diktatorit Saddam Hussesin, dhe mbështet milici të fuqishme shiite atje.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara akoma i sigurojnë Irakut ndihmë ushtarake, politike dhe financiare, dhe Bagdadi ka provuar të balancojë lidhjet e tij si me Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe me Iranin fqinj.

Exit mobile version