Site icon PORTALB

Qeveria e RMV-së me 50 milion denarë do t’i mbështesë mediat e shtypit

Ilustrim

Qeveria në seancën e fundit me propozim të ministrit për Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski e ka miratuar Programin e ri për mbështetje të shtypit dhe distribuim të mediave të shtypit për vitin 2019.

Siç informon pres-shërbimi qeveritar, mjetet për realizimin e këtij programi, të konfirmuara me Buxhetin për vitin 2019 janë në vlerë prej 50.000.000 denarë, ndërsa Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë të Republikës të Maqedonisë së Veriut do të shpallë Thirrje publike për mbështetje të  shtypit dhe distribuimit të mediave të shtypit për shfaqje të interesit për mjetet  nga ky program në afat prej  tre ditëve  nga dita e  hyrjes në fuqi të këtij programi.

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Exit mobile version