Site icon PORTALB

Zaev sot në Selanik në takim me Micotakisin dhe përfaqësues të kompanive greke

Zaev-Micotakis

Zaev-Micotakis

Kryeministri Zoran Zaev sot në Selanik do të realizojë takime me një numër të madh afaristësh të kompanive që seriozisht punojnë me institucionet e RMV-së, por edhe me kryeministrin grek Kirjakos Micotakis.

Zaev do të ketë paraqitje në Samitin e sivjetmë në Selanik dhe do të informojë të pranishmit mbi të gjitha përparësitë që i ka vendi.

Samiti në Selanik mbahet sot dhe nesër nën patronazhin e presidentit të Greqisë, Prokopius Pavlopulos.

Siç ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar, Zaev në samit është i ftuar bashkë me kryetarët e qeverive të Greqisë dhe Bullgarisë, Kirjakos Micotakis dhe Bojko Borisov që të merr pjesë në diskutimin “Evropa Juglindore: Iniciativë për bashkëpunim rajonal dhe reforma”, e cila do të mbahet të enjten mbrëma më 14 nëntor. Samiti i Selanikut këtë vit mbahet për herë të katërt, në organizim të Federatës së industrive të Greqisë, në partneritet me Konfederatën për tregti dhe sipërmarrësi dhe Odën Ekonomike amerikane- greke.

Exit mobile version