Site icon PORTALB

Policia në Bosnje arrestoi 12 vetë për kurdisje të ndeshjeve të futbollit

Policia në Bosnje arrestoi 12 vetë për kurdisje të ndeshjeve të futbollit

Ilustrim

Arbitra dhe zyrtarë futbolli janë në mesin e 12 personave të arrestuar në Bosnje dhe Hercegovinë, nën dyshimet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve, njofton REL.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Bosnjës thuhet se të dyshuarit përballen me akuza për krim të organizuar, ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës.

Sipas së njëjtës, ata janë të përfshirë në “kërkimin dhe marrjen e dhuratave dhe përfitimeve të tjera” për të rregulluar rezultatin e ndeshjeve gjatë sezonit 2018-19.

Policia tha se ka arrestuar 12 persona dhe se ka bastisur pesë lokacione në operacionin e së hënës.

Ajo tha se ka konfiskuar telefona celularë dhe sende të tjera që mund të shërbejnë si prova në hetime.

Federata e Futbollit e Bosnjës tha se i mbështet plotësisht hetimet dhe se është gati të ndihmojë në çfarëdo mënyre që mundet.

Federata shtoi se dëmi i bërë është “i pafalshëm”.

Exit mobile version