HERA: Prindërit janë dakord që edukimi seksual të jetë pjesë e programeve mësimore në shkolla

Sipas hulumtimit të realizuar nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, HERA, prindërit janë dakord që në programet mësimore fillor të përfshihet edhe edukimi seksual. Sipas tyre, 90% – 97% të prindërve të përkatësisë etnike maqedonase janë dakord për studimin e të gjitha temave të edukimit seksual, ndërsa përqindja e prindërve shqiptarë që pajtohen për këtë është 81% – 95%, transmeton Portalb.mk.

Në korrik, HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim ka realizuar një hulumtim nëpërmjet telefonit, në lidhje me pikëpamjet dhe mendimet e prindërve për prezantimin e kurrikulës ku në programet mësimore përfshihet edhe edukimi seksual.

Hulumtimin mund ta gjeni në gjuhën maqedonaseshqipe, аngleze. 

“Anketimi u krye me një mostër prej 800 prindërve / kujdestarëve. Sipas rekomandimeve të UNESCO-s, modeli i edukimit gjithëpërfshirës seksual përfshin temat e mëposhtme për t’u studiuar në sistemin arsimor, të përshtatur për moshën dhe nevojat e fëmijëve: (1) Gjinia, (2) Lidhjet dhe marrëdhëniet, (3) Trupi dhe fotografia e trupit të tyre (4) Shëndeti seksual dhe riprodhues, (5) Seksualiteti, (6) Dhuna dhe (7) Aspektet qytetare”, thuhet në kumtesë.

Jashtëzakonisht përqindje e lartë e të anketuarve, që është mes 88 dhe 96%, pajtohen se të rinjtë në shkollë duhet t’i mësojnë të gjitha 12 temat e ofruara, të cilat ishin subjekt i këtij hulumtimi, e të cilat janë pjesë e modelit të edukimit gjithëpërfshirës seksual, kryesisht temat të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e tyre dhe sigurinë në jetën e përditshme (96%), gjegjësisht mbrojtje nga çdo lloj dhune, duke përfshirë edhe atë seksuale, si dhe lidhur me shëndetin e të rinjve, do të thotë mbrojtja nga HIV dhe infektimet seksualisht të transmetueshme.

Gjithsej 88% të prindërve/kujdestarëve të anketuar pajtohen se të rinjtë duhet të dinë cila është rëndësia e dhënies së pëlqimit gjatë hyrjes në marrëdhëniet seksuale, veçanërisht gjatë marrëdhënies së parë. Por nga analiza e rezultateve konstatohet se 12% të anketuarve nuk pajtohen se të rinjtë duhet ta mësojnë këtë temë në shkollë.

Hulumtim nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, HERA
Hulumtim nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, HERA

Hulumtimet kanë treguar se gjinia, mosha, mjedisi jetësor apo statusi ekonomik nuk janë shkaktarë të dallimeve në mendime kur bisedohet për edukimin seksual. Etnia e prindërve gjithashtu nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm në mendimin për edukimin seksual. Përkatësisht, 90% – 97% të prindërve të përkatësisë etnike maqedonase janë dakord për studimin e të gjitha temave të edukimit seksual, ndërsa përqindja e prindërve shqiptarë që pajtohen për këtë është 81% – 95%.

Sipas qëndrimeve të matura për edukimin seksual, njoftojnë nga HERA, prindërit ende mbështesin ndjeshëm (midis 34% – 36%) rolet tradicionale të burrave dhe grave në shoqëri, dhe për më shumë se gjysmën (59%) homoseksualiteti nuk është akoma i pranueshëm nga shoqëria. Kjo tregon që çështjet në lidhje me diversitetin, orientimin seksual dhe barazinë gjinore, d.m.th. çështje që janë duke u studiuar brenda temave të (1) Qytetarisë dhe (2) Gjinisë duhet të jenë të rregulluara në bazë të moshës, në mënyrë që të ndërtohen vlera pozitive në lidhje me identitetin seksual dhe barazinë midis grave dhe burrave, por edhe për të zvogëluar stigmën dhe diskriminimin ndaj grupeve të caktuara të qytetarëve në shoqëri.

Hulumtim nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, HERA
Hulumtim nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, HERA

Nga HERA njoftojnë se propozim modeli dhe pilot programi për përfshirjen e edukimit gjithëpërfshirës seksual në shkollat fillore dhe të mesme në vend, që gjatë vitit 2018 u përpiluan nga Byroja për zhvillimin e arsimit, HERA dhe grup ekspertësh, propozojnë program të veçantë për edukimin seksual, që do të mësohej si lëndë zgjedhore në arsimin fillor. Lënda nuk do të vlerësohej me notë, ndërsa do ta ligjëronin arsimtarë dhe/ose përfaqësues të shërbimeve profesionale nga shkolla, të cilët vullnetarisht do të paraqiteshin për trajnim dhe për realizimin e saj. Gjithashtu, Byroja për zhvillimin e arsimit, bashkë me HERA dhe grupin punues, propozoi që pilot programi të realizohet në 4 shkolla fillore, para se të përgatitet strategjia dhe plani për përfshirjen e plotë të edukimit gjithëpërfshirës seksual (EGJS) në shkollë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button