Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, sot në mëngjes për herë të fundit ka mbajtur fjalim përpara Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian në cilësinë e ushtruesit të funksionit aktual, në debatin me fokus Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.mk.
Han edhe njëherë ka shprehur keqardhje që vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur konsensus në tetor për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe përsëri ka theeskuar se me atë i bëhet dëm i madh kredibilitetit të BE-së.
Ai vlerëson se BE-ja nuk mundet të lejojë që fillimisht të merret me punët e brendshme, ndërkaq madje pastaj t’i fillojë proceset në rajon, pasi që ka rrezik shumë të madh që në ndërkohë të ndodh regres reformues në vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Kredibiliteti ka pësuar dëm të madh. BE në botë flet për sukseset e multilaterizmit dhe ne jemi fuqi udhëheqëse në të, por këtu nuk patëm sukses që të miratojmë vendim. Kredibiliteti jonë është dëmtuar”, u tha Han eurodeputetëve.
Ai rikujtoi se kredibiliteti i BE-së është njëri ndër vlerat më të mëdha.
“Ne dhamë garanci se kur do të plotësohet kriteret do të fillojnë bisedimet. Ne nuk i respektuam premtimet tona dhe shpresoj se vendimi do të rishikohet. Shumica e vendeve me vite shtyjnë për hapjen e bisedimeve”, theksoi Han.