Site icon PORTALB

Dhjetë ushqimet që bëjnë mirë për lëkurën tënde

Ilustrim

Lëkura kurohet në tavolinë, sepse falë ushqimit të duhur mund t’i fusim organizmit përbërës të cilët favorizojnë qëndrueshmëri, elasticitet, pastërti. Momenti më i rëndësishëm i ditës? Mëngjesi, sepse kosi, uji dhe frutat pastrojnë organizmin dhe rrisin gjallërinë. Ja 10 ushqimet për një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur.

Mjalti – Antibakterial dhe antibiotik natyral, mjalti riparon lëkurën, duke e ushqyer atë. Përdore në vend të marmalatës dhe sheqerit. Mos harro që është i shkëlqyer edhe për maskat e lekurës.

Peshku blu – Falë Omega Tre peshku është një koncentrat  esencial për organizmin. Këshillohet të gatuhet në avull duke i hedhur erëza për një lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe për linja korrekte.

Kosi – Ndihmon në tretjen e mirë dhe dezintoksikimin e organizmit duke e mbajtur lëkurën në formë dhe të shkëlyer. Kosi është i mirë sidomos kur konsumohet në mëngjes ose pasdite me fruta të freskëta apo me një lugë mjaltë.

Frutat e thata – Bajame, arra e lajthi janë të pasura me Omega Tre e Omega Gjashtë: një recetë e vërtetë kundër plakjes së lëkurës. Përdorini në një vakt të ndërmjetëm.

Mish i kuq – Kur lind nevoja për të rënë në peshë me shumë kilogramë është rreziku i vijave të lëkurës nga ndryshimi i peshës. Kush ha mish të kuq mund të jetë i favorizuar në këtë drejtim, sepse niveli i lartë i i hekurit dhe proteinave në të është në gjendje të favorizojë sintezën e kolagjenit dhe elastinës. E rëndësishme është që të zgjidhet mish cilësor dhe të hahet në sasi të moderuara.

Ujë – Të pish ujë është një gjest i shëndetshëm dhe bukurie. Shërben për të pastruar dhe dizintoksikuar organizmin. Nise ditën në mëngjes me një gotë ujë të vakët: mbaj me vete kur del nga shtëpia një shishe me ujë dhe do të ndjesh ndryshimin pasi ta pish disa herë në ditë.

Drithëra integrale – Makarona integrale, oriz integral, etj. janë të pasur me kripëra minerale dhe vitaminë E, thelbësore për bukurinë e lëkurës.

Avokado – Është shumë i mirë për t’u përdorur në sallatë. Është i pasur me yndyrna natyrale dhe antioksidantë.

Exit mobile version