Site icon PORTALB

Arifi për Tetovën, Bejta për Gostivarin

Zgjedhjet lokale do të mbahen në mars të vitit 2013

Do të ketë rikonstruim të kabinetit qeveritar para vitit të ri dhe atë menjëherë pas Samitit të ministrave të Bashkimit Evropian ku do të  merret vesh se a do të merr Maqedonia datë për negociata me Brukselin. 

Gazeta Fokus shkruan se  zv/kryeministrja për çështje evropiane Teuta Arifi do të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Tetovës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim ndërsa në plan është që ministri aktual i drejtësisë Blerim Bexheti do të del për kandidat në Saraj. 

Po të njëjtat burime për gazetën thonë se Nevzat Bejta do të jetë kandidat për kryetar të Gostivarit, do të sfidojë kryetarin aktual Rufi Osmani nga Rilindja Demokratike Kombëtare.
Rikonstruim do të ketë edhe në ministrat e VMRO DPMNE-së dhe atë do të largohet ai i shëndetësisë Nikolla Todorov, i punës dhe politikës sociale Spiro Ristovski  ndërsa për ambasadore do të del ministrja e brendshme Gordana Jankullovska si dhe ajo e kulturës Elizabeta Kançeska. Joyzrtarisht, ka gjasa që këto dz të fundit të kandidojnë për kryetare të ndonjë komune.

Ndryshe dita-ditës bëhet më aktuale mundësia e bashkëpunimit mes BDI-së dhe PDSH-së opozitare për mbështetjen e kandidatëve të tyre.

Pas mbështetjes të cilën zyrtarisht e deklaroi mbrëmë PDSH për kandidatin e BDI-së në Kërçovë, informatat nga terreni flasin për një thellim të bashkëpunimit mes këtyre dy subjekteve. Jozyrtarisht, seriozisht po punohet në ndarje të dy bastioneve shqiptare në Maqedoni, Tetovës dhe Gostivarit, mes këtyre dy partive. 

BDI është e interesuar që të fitojë njërin nga këto dy qytete. Duke pas parasysh pozitën e fortë të cilën e gëzon PDSH në Tetovë, sytë e BDI-së janë kthyer nga Gostivari, qytet me të cilin udhëheq kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani. 

Shifrat flasin se BDI mund të shpreson në sukses në Gostivar vetëm me përkrahje të PDSH-së. Si kompensim, PDSH do të kërkojë qytetin e Strugës, për të cilin ka kandiduar deputetin Ziadin Sela.  /portalb

Exit mobile version