Site icon PORTALB

Zaev foli per takimin Pendarovski-Makron

Makroni - Pendarovski

Makroni - Pendarovski

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut theksoi se takimi ndërmjet presidentit Stevo Pendarovski dhe Emanuel Makron, është mundësia ku mund të përballen argumentet në lidhje me rrugën eurointegruese të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Jam i lumtur që përfundimisht përfaqësues i jonë i lartë, presidenti Pendarovski do të mund të shihet me njeriun e parë të Francës mike. Kjo për ne është mundësi edhe një herë të bisedohet me gjitha argumentet që janë në anën tonë, që presidenti Makron edhe njëherë t’i rishikojë situatat në frymën e procesit paralel të metodologjive të reja që të zhvillohet vetë procesi, pasi është me rëndësi jo vetëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut, apo Ballkanin Perëndimor por edhe Evropën”, transmeton Zaev.

Zaev ka sqaruar se ka disa muaj që kërkon takim me Makronin.

Përndryshe, të martën do të zhvillohet takim në katër sy ndërmjet presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Exit mobile version