Ministria e Shëndetësisë: Siguruam mbi 30 molekula biologjike për gratë me kancer në gji

Ministria e Shëndetësisë me prokurim publik ka siguruar mbi 30 molekula të terapisë së shtrenjtë biologjike që nuk është në listën pozitive të ilaçeve, por është dispozicion për pacientët me kancer në gji. Me këtë furnizim publik, të gjitha gratë me kancer në gji do të trajtohen, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Është prezantuar mjet i ri për lexim të dyfishtë të imazheve mamografike.Tani e tutje, incizimet mamografike për zbulim të hershëm të kancerit në gji do të analizohen në mënyrë të pavarur nga dy radiologë, nga të cilët do të kërkohet të kenë përvojë në leximin e mamografisë të minimum 800 pacientëve”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë potencojnë se për herë të parë janë siguruar sytjena ortopedike për gratë e operuara nga kanceri në gji, si dhe mbështetje psikologjike për pacientët në onkologji.

Dje në Spitalin Klinik në Manastir u lëshua në përdorim një mamograf i ri digjital, i disponueshëm për analiza mamografike pa pagesë për të gjitha gratë e rajonit të Manastirit.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë thirrje deri te të gjitha gratë që të kryejnë kontrolle në mënyrë të rregullt, që të zbulojnë sëmundjen në fazë të hershme. Përveç kontrolleve të rregullta, secila grua duhet të bëje vetë-kontroll të gjirit, secilin muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button