Zoran Verushevski, ish agjenti do të marrë mbi 2.5 milion denarë si dëmshpërblim, transmeton Portalb.mk.
Gjykata themelore civile në Shkup vendosi që me 2 milion e 580 mijë denarë të dëmshpërblehet Verushkevski pasi pjesërisht i është pranuar padia. Verushevski kishte kërkuar dëmshpërblim prej shtetit në vlerë prej katër million e 104 mijë denarë.
Ai kërkoi dëmshpërblim për shkak të 344 ditëve të kaluara në paraburgim për shkak të lëndës “Puç” dhe për posedimin e paautorizuar të armës.
Rasti “Puç” u hap në janar të vitit 2015 nga pushteti i kaluar kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev filloi t’i publikojë “bombat”.
“Në rastin “Puç” të dyshuar për “dhunën ndaj përfaqësuesve të organeve më të larta shtetërore”, përveç Zaevit, ishte edhe ish-agjenti Zoran Verushevski dhe bashkëshortja e tij Sonja.