Site icon PORTALB

As “Llaskarca” nuk mjaftoi për vetëdijesim për problemet në transportin ndërkomunal

Foto:Portalb.mk

Autobuset, ilustrim

Frika nga siguria në autobusët ndërurban ende është i pranishëm. Megjithëse Portalb.mk, disa herë ka raportuar për mbingarkesën, dukuria e njëjtë ka vazhduar edhe më tej. E njëjta është raportuar edhe sot, nga “Plusinfo”.

Duket se asgjë nuk ka ndryshuar, udhëtarët thonë nëse ankohen, vozitësit ua kthejnë me nervozë dhe me ton të lartë.

“Aksidenti në Llaskarcë, për fat të keq nuk arriti t’i ndryshojë punët në lidhje me sigurinë në autobusë”, shkruan “Plusinfo”.

Përndryshe, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Enti Shtetëror i Statistikave nuk mbajnë evidencë për numrin e udhëtarëve në linjat ndërkomunale. Enti Shtetëror i Statistikave(ESHS) posedon vetëm me numrin e përgjithshëm të tyre, dhe jo për linjat veçmas.

Nevoja e evidentimit të numrit të udhëtarëve për linja të caktuara, lidhet me nevojën e investimit të kompanive transportuese dhe të stacioneve të transportit ndërkomunal, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të transportit ndërkomunal. Për evidentim të parregullsive, përgjegjës është Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili vepron me 15 inspektorë për rreth 1 mijë autobusë të transportit ndëkomunal dhe ndërkombëtarë. Megjithëse brenda dhjetë vjetësh numri i autobusëve ndërkomunal dhe ndërkombëtarë është rriturnumri i udhëtarëve në transportin ndërkomunal ka pësuar rënie brenda 7 vjetësh. Nga ana tjetër, në të dominojnë automjetet e vjetra – për çdo të ri importojmë nëntë autobusë të vjetër.

Rasti i aksidentit të Llaskarcësi mbingarkesës së autobusëve dhe djegies së autobusëve, ndezi alarmin se, siguria e transportit ndërkomunal është i rrezikuar. Që të shmangen situata të tilla dhe të rritet siguria në komunikacion, inxhinierët rekomandojnë tre ndryshime në procedurën e verifikimit të rregullshmërisë së autobusëve, e kurse transportuesit parashtrim të gjobave ndaj transportuesit dhe stacioneve të kontrollit teknik me pronar të njëjtë.

 

Exit mobile version