Site icon PORTALB

Gjendet një grua e mbytur në plazhin e Durrësit

Ilustrim

Një grua rreth 30 vjeç është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit. Viktima është pikasur fillimisht nga banorët e zonës pranë Pistës Kosova.

Sipas të dhënave paraprake viktima nuk ka shenja dhune dhe është e veshur e gjitha me të zeza. Burime për Report Tv nga policia Kufitare bëjnë me dije se viktima është me flokë të shkurtër ndërsa pranë ka edhe një çantë. Sipas të dhënave trupi gruaja ka 3-4 orë që ka humbur jetën, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat kufitare të policisë të cilët kanë nxjerrë rreth 300 metra larg bregut trupin.

Exit mobile version