Macron i kërkoi falje Borisovit lidhur me deklaratën fyese për bullgarët

Presidenti francez Emanuel Macron e ka lajmëruar kryeministrin bullgar Bojko Borisov t’i thotë atij se deklarata e tij nuk ishte transmetuar siç duhet në intervistë, në të cilën ai fyente qytetarët bullgarë që jetojnë në Francë, tha kabineti i Borisov.

Në intervistën për “Vale aktuel”, Macron tha se “respekton punëtorët e ligjshëm, migrantët nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë, sesa Bullgarët dhe Ukrainasit me kanalet e tyre të paligjshme”.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva urdhëroi ambasadoren bullgare në Paris që të dërgojë një notë proteste dhe kërkoi një shpjegim nga ambasadori francez në Sofje mbi pozicionin e Macron deri të hënën.

Ndërkohë, të shtunën, Macron iu lajmërua Borisovit dhe i kërkoi falje për keqkuptimin, duke pretenduar se ajo që shkruhet në intervistë nuk ishte e vërtetë. Borisov pranoi shpjegimin. “Ai më siguroi që kurrë nuk i ka kritikuar qytetarët dhe punëtorët bullgarë,” shkroi Borisov në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button