Site icon PORTALB

Vuçiq i nervozuar me porositë që i dërguari i Trumpit dha në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk i kanë pëlqyer fjalët e djeshme të zyrtarit amerikan Mathew Palmer në Prishtinë, njofton Lajmi.net.

Ai tha se Palmer vetëm po përmend detyrimet që ka Serbia ndaj Kosovës dhe asnjëherë ato të Kosovës ndaj Serbisë.

“Serbia është e gatshme të negociojë dhe të arrijë zgjidhje kompromentuese për Kosovën, por kurrë nuk do të pajtohet me poshtërimin”.

“Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer dje në Kosovë, ku unë kam pritur që ai të kërkojë uljen e pritshmërive nga autoritetet e Prishtinës dhe që do t’ju thoshte se duhet kompromis e gjë që nuk ndodhi atëherë pyetem se për cka ne duhet të bisedojmë”.

Vuçiqi i tha këto për mediumin serb “Novosti” duke komentuar deklaratat e Palmerit që i bëri në Prishtinë.

Exit mobile version