Site icon PORTALB

Nëntë nxënës kanë humbur jetën pas shpërthimit të minave në Afganistan

Foto nga arkivi. Pjesëtarë të forcave afgane gjatë inspektimit pas një shpërthimi në Kabul. Gusht, 2019

Foto nga arkivi. Pjesëtarë të forcave afgane gjatë inspektimit pas një shpërthimi në Kabul. Gusht, 2019

Nëntë nxënës humbën jetën në provincën Tahkar të Afganistanit më 1 nëntor, pas shpërthimit në një zonë të minuar gjatë rrugës për në shkollë, njofton REL.

“Në orën 8:30 të mëngjesit, tragjikisht kanë humbur jetën nëntë djemë në një zonë me mina të talibanëve”, tja zëvendëskryetari i provincës Jaëad Hejri, raporton AFP.

Talibanët vazhdojnë të jenë prezentë në këtë zonë, por asnjë grup nuk mori përgjegjësinë për shpërthimin.

Në tetor, sipas një raporti të UNAMA-s, u bë e ditur se numri i viktimave nga korriku deri në shtator të këtij viti ka shënuar rritje të madhe krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas raportit, 2,563 persona hanë humbur jetën dhe 4,676 janë plagosur nga 1 janari deri më 30 shtator të vitit 2019.

Exit mobile version