Site icon PORTALB

SHBA përgëzon Shqipërinë për forcimin e sigurisë kufitare

Ambasada e SHBA-së në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgëzon Shqipërinë për përpjekjet e shtuara në forcimin e sigurisë kufitare, ndalimin e suksesshëm të terroristëve të njohur apo të dyshuar, si dhe për hapat drejt përmbushjes së plotë të rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për të përmirësuar kontrollin e pasagjerëve që hyjnë në Shqipëri në rrugë ajrore.

Reagimi vjen pak javë pas njoftimit të policisë se kishte parandaluar një sulm terrorist ndaj kryegjyshatës bektashiane, transmeton Koha Jonë.

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu tregoi emrat dhe rolet e terroristëve iranianë që kishin organizuar sulmin marsin e vitit të kaluar pranë Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Exit mobile version