Site icon PORTALB

Atentat ndaj prokurorit Arjan Ndoj (DETAJE)

Një përplasje me armë zjarri u shënua para pak minutash në mbikalimin e Shkozetit të Durrësit. Nga të dhënat e para raportohet se i është bërë atentat prokurorit Arjan Ndoja. Mësohet se prokurori ka qenë në makinën e tij kur është qëlluar me armë, ndërsa mes dy mjeteve ka pasur shkëmbim zjarri, transmeton TopChannel.

Nga ngjarja përveç prokurorit kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur te mbikalimi i Shkozetit. Njëra prej mjeteve që është përfshirë në shkëmbim zjarri është tip “Benz” me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.

Exit mobile version