Site icon PORTALB

Conte: Uluni pa kushte për reformën zgjedhore

Giuseppe Conte - kryeministri i Italise

Pak javë pas thirrjes që i bëri nga Tirana opozitës shqiptare, kryeministri italian, Guiseppe Conte i ka kërkuar sërish sot që të ulet me shumicën për reformën zgjedhore, por pa vendosur parakushte, transmeton TopChannel.

Në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama në Romë, Conte foli si “kryeministër i një vendi mik me Shqipërinë”, që opozita jashtëparlamentare të pranojë një hap të tillë konstruktiv dhe të ulet me shumicën për realizimin e reformës së rëndësishme.

Realizimi i reformës zgjedhore është përcaktuar edhe nga Bundestagu gjerman si një kusht i domosdoshëm për avancimin e procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version