Site icon PORTALB

Qeveria dëshiron të vë dorë mbi OJQ-të

Komisioni shteterore per antikorrupsion

Komisioni shteterore per antikorrupsion

Pesëdhjetë e tetë organizata nga Maqedonia dërguan reagim deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për shkak të detyrimit të ri, që edhe anëtarët e organeve ekzekutive të organizatave civile deri te ky Komisioni të parashtrojnë lista anketuese.

Në propozim ndryshimin e tillë të ri ligjor të Ligjit për parandalimin e konfliktit të intereseve, ata shohin tentim që sektori publik ta kontrollojë sektorin civil. Siç pohojnë këto organizata, në Programet shtetërore me Plan aksionar në vend të përforcimit të bashkëpunimit me sektorin civil në luftën kundër korrupsionit vërtetohet, siç pohojnë ata, nevoja e ndryshimit të kornizës juridike për sektorin civil, me çka do të imponoheshin detyrime të reja të cilat janë në kundërshtim me qëllimin thelbësor, që roli dhe aktiviteti i sektorit civil, të jetë ëatchdog apo kontrollor mbi punën e sektorin publik.

“Për 58-të organizatat është e paqartë në bazë të cilës analizë, rekomandim apo praktikë krahasuese KSHPK ka vërtetuar nevojën për të vendosur detyrimin për vendosjen e listës anketuese për gjendjen pronësore dhe deklaratës për interese nga ana e anëtarëve të organeve ekzekutive të organizatave civile. Aktiviteti për paraqitjen e gjendjes pronësore dhe konflikti i interesave për anëtarët e organeve ekzekutive në sektorin civil (që do të përfishinte kryetarët, drejtorët ekzekutiv dhe anëtarët e këshilleve drejtuese) sipas Programeve shtetërore me Planin aksionar është në kundërshtim me rregullativën ndërkombëtare nga sfera e parandalimit të korrupsionit, veçmas në Konventën e OKB-së kundër korrupsionit”, shkruan në reagimin. /portalb/

Exit mobile version