Site icon PORTALB

Deputetët përkrahin idenë e Johnsonit për zgjedhje më 12 dhjetor

Parlamenti i Britanisë

Parlamenti i Britanisë

Britania e Madhe pritet të zhvillojë më 12 dhjetor zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ligjvënësit britanikë votuan që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas ngërçit të krijuar prej muajsh me çështjen Brexit, por që vendimi të bëhet zyrtar duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lordëve, transmeton Top Channel.

Me 438 vota pro, ligjvënësit miratuan datën e re të zgjedhjeve në dhjetor, të cilat do të jenë edhe zgjedhjet e para që pas vitit 1923 që zhvillohen në këtë muaj.

Exit mobile version