Site icon PORTALB

Deputeti Amdi Bajrami: Titaniku u përmbys, kam kaluar në anijen tjetër

Amdi Bajram. Foto: Portalb.mk

Amdi Bajram. Foto: Portalb.mk

Deputeti dhe lideri i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, Amdi Bajram ka deklaruar se do të mbetet në koalicionin me partinë në pushtet, Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), duke përjashtuar mundësinë e koalicionit me partinë opozitare VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.

“Unë mbetem me koalicionin e LSDM-së. Unë e kam thënë publikisht, se gjithmonë do të jem me pushtetin, por unë duke e parë të gjithë situatën, kam qenë në atë anije. Titaniku u rrëzua, normal që kam kaluar në anijen tjetër, dhe sigurisht kemi një bashkëpunim të suksesshëm me LSDM-në”, tha Bajrami në qendrën mediale në Kuvendin e RMV-së.

Paraprakisht Bajrami ka qenë në koalicion me VMRO-DPMNE-në, kur ajo ishte në pushtet. Pasi kaloi në opozitë, dhe LSDM-ja erdhi në pushtet, Bajrami filloi koalicion me LSDM-në.

Exit mobile version