Site icon PORTALB

Filipçe i vizitoi barnatoret: Pacientët nuk shtyhen më për të blerë barna (VIDEO)

Ministri Filipçe në barnatore

Nëpërmjet një video të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku shihet se si ministri Venko Filipçe viziton barnatore, ky i fundit në një deklaratë ka vlerësuar se pacientët nuk shtyhen më për të blerë barna me recetë, ngaqë shfuqizimi i kuotave ka pasur rezultat, transmeton Portalb.mk nga kumtesa e Ministrisë.

“Në vetë barnatoret, farmacistët tregojnë se nuk ka më pritje, shtyrje, panik te pacientët. Në cilëndo ditë të muajit, pacientët e marrin barin e nevojshëm me recetë dhe kjo vërtetë ndihet”, tha Filipçe.

Ky projekt filloi nga vendet turistike si Ohri, Struga, Dojrani, Resnja dhe Gjevgjelia, ngaqë gjatë sezonit turistik, barnatoret në këto vende janë më të frekuentuara si rezultat i turistëve.

Filipçe sërish paralajmëroi rritje edhe të kapitacionit dhe benefiteve për mjekët amë.

Exit mobile version