Site icon PORTALB

Stoltenberg: Vdekja e Baghdadit hap i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka quajtur njoftimin për vdekjen e liderit të ISIS-it si “hap të rëndësishëm” në luftën kundër “terrorizmit ndërkombëtar”.

“Njoftimi i Shteteve të Bashkuara për operimin kundër Abu Bakr al-Baghdadit është hap i rëndësishëm në përpjekjet tona kundër terrorizmit ndërkombëtar”, ka shkruar ai sot në Twitter, transmeton Koha.net.

“NATO mbetet e përkushtuar në luftën kundër armikut tonë të përbashkët ISIS”, ka shtuar më tej Stoltenberg.

Exit mobile version