Përmes Facebook një mashtrues nga Shkupi arriti të gënjej një çift bashkëshortor kumanovarë dhe t’ua marrë 13.000 euro.
Dy bashkëshortët nga Kumanova përmes rrjetit social Facebook ishin lidhur me shkupjanin i cili u premtoi se ai mund t’ju gjejë banesë dedikuar për një çift të ri martesor në kryeqytet.
Çifti një herë i ka dhënë nga 10.000 euro gjoja për marrjen e listës pronësore dhe si pagesë për pjesëmarrje për banesën.
Shkupjani nuk u ndal këtu. Kumanovarin e bindi se mund t’i sigurojë diplomë me fakultet të kryer për detektivë, e për këtë e pagoi 3.000 euro.
Mashtrimi ka ndodhur gjatë vitit 2009 dhe 2010. Për këtë kohë çifti vërejti se shkupjani i ka gënjyer, meqë asgjë nga ajo që është premtuar deri atëherë nuk ka përmbushur.
Rastin e lajmëruan në polici ku lajmëruan dëm prej thuajse 800.000 denarëve. /portalb/