Site icon PORTALB

Këto rrugë do të bllokohen në Shkup këtë fundjavë, ndryshime edhe në transportin publik

Nesër do të zhvillohen gara me vetura në disa rrugë të Shkupit, prandaj do të jetë i bllokuar qarkullimi nëpër ato drejtime, që nënkupton disa autobus të transportit publik do të ndryshojnë rrugën e zakonshme, transmeton Portalb.mk.

Ajo do të zhvillohet kah qarkorja para Radiotelevizionit të Maqedonisë, këtë fundjavë më 26 dhe 27 tetor, nga ora 7 deri në orën 17, stacionet e autobusëve në këtë zonë do të jenë jashtë përdorimit.

Siç informoi, Ndërmarrja publike qarkulluese – Shkup, linjat e autobusëve 12 dhe 73 në vend te “Panairi i Shkupit-T”, si stacion të fundit do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit-pazar-Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodi’, stacioni i linjës 57, ndërsa si stacion fillestar do ta shfrytëzojnë stacionin “Bit pazar 5-QT Mavrovka”, stacion i linjës 2.

Exit mobile version